Site icon Telegrafi

Sot arrijnë vaksinat kundër gripit, javën e ardhshme nis shpërndarja

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se 100 mijë vaksina e porositura kundër gripit (prej tyre 500 doza pediatrike), përmes shërbimeve të prokurimit të UNICEF-it do të arrijnë sot në Kosovës.

MSH njoftoi se shpërndarja e tyre do të fillojë javën tjetër.

“Vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren sivjet, sipas rekomandimeve të bëra nga OBSh, do të jenë katër shtamëshe, që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj viruseve më agresivë… Duke pasur parasysh që vaksinat kundër gripit sezonal, të cilët sivjet do të përdoren për herë të parë janë katër shtamëshe, disa vonesa janë regjistruar si në Kosovë ashtu edhe në vendet e rajonit. Vaksinat janë të dedikuara për të mbrojtur grupet më të ndjeshme të popullatës, si të moshuarit dhe të prekurit nga sëmundjet kronike. Vaksinat e siguruara përmes UNICEF-it janë të parakualifikuara sipas standardeve të OBSh-së dhe garantojnë cilësinë dhe sigurinë e tyre”, thuhet në njoftim.

Vaksinat e blera nga MSh-ja kanë kushtuar 444,170 euro do t’i shpërndahen popullatës përmes IKSHKP-së dhe Njësive të vaksinimit në QKMF-të e Kosovës.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ndërkaq, i siguron qytetarët se po e monitoron me kujdes situatën epidemiologjike në vend dhe ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste eventuale të Gripit sezonal”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Exit mobile version