Site icon Telegrafi

Sot ai luan me tre mbrojtës – si i kishte kërkuar Guardiola këshilla Mazzarrit për këtë gjë

Pep Guardiola kurrë nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për futbollin italian dhe së fundmi zbulohet se trajneri i Manchester Cityt i kishte kërkuar ish- trajnerit të Napolit, Walter Mazzarri, këshilla për mbrojtjen me tre lojtarë.

Guardiola kaloi kohë në Serie A si lojtar te Brescia dhe Roma nga viti 2001 deri në vitin 2003 dhe ende flet rrjedhshëm italisht dhe kthehet rregullisht në këtë vend për pushime.

Atij i pëlqen të flasë për taktikat me trajnerë si Maurizio Sarri dhe Arrigo Sacchi, por ka një figurë tjetër që ai zgjodhi kur ishte ende në krye te Barcelona.

Sipas ekspertit të Napolit, Raffaele Auriemma, në Radio CRC, takimi me Mazzarrin ndodhi pas miqësores parasezonale “Gamper Trophy” midis Barcelonës dhe Napolit në 2011.

“Isha në linjë duke raportuar për atë lojë dhe mbaj mend që Guardiola shkoi te Mazzarri për një diskutim të gjatë rreth mbrojtjes me tre lojtarë. Ai kërkoi shumë informacione pas ndeshjes”.

Lexo po ashtu Si krahasohet vlera neto e pronarëve të mundshëm të Manchester United me pjesën tjetër të Ligës Premier

“Në fakt, Pep përdor të njëjtën taktikë në Manchester City tani. Le të themi se Mazzarri hapi rrugën për shumë nga mbrojtjet me tre lojtarë që shohim në ditët e sotme”, ka thënë Auriemma.

Guardiola kishte përdorur tradicionalisht sistemin 4-3-3 në Barcelonë, 4-4-2 në Bayern Munich, dhe të dyja në Manchester City.

Vetëm në javët e fundit Guardiola ndryshoi në 3-4-2-1, ndoshta pjesërisht i frymëzuar nga ai diskutim me Mazzarrin. /Telegrafi/

Exit mobile version