Telegrafi

Sot 8 viktima dhe mbi 500 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 5.780 testime për coronavirus, ndërsa 588 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup – 230, Tetovë – 101, Gostivar – 82, Kërçovë – 48, Dibër – 17, Ohër dhe Strumicë – nga 16, Kumanovë – 15, Strugë – 11, Manastir – 8, Kavadarci dhe Sveti Nikole – nga 6, Radovish dhe Berovo – nga 5, Veles dhe Valandovo – nga 4, Shtipi dhe Vinica – nga 3, Resnja dhe Makedonski Brod – nga 2, Prilep, Koçani, Demir Kapija dhe Pehçevo – nga 1.

Ministria informon se kanë ndërruar jetë tetë pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 26 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 159.269, prej të cilëve 150.613 janë shëruar, ndërsa 5.521 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (11 gusht) është 3.135./Telegrafi/