Telegrafi

Sot 789 pacientë të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 789 pacientë të shëruar nga COVID-19, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas qyteteve në Shkup-295, Kumanovë-46, Shtip-46, Prilep-56, Tetovë-38, Strugë-15, Veles-26, Manastir-28, Ohër-60, Kavadar-12, Gostivar-31, Gjevgjeli-10, Strumicë-22, Kriva Pallankë-10, Radovish-7, Krushev-1, Koçan-13, Probishtip-1, Demir Hisar-4, Pehçev-1, Berov-5, Vallandov-4 , Vinic-3, Kratov-7, Sveti Nikollë-11, Kërçovë-19, Resnjë-9 dhe Negotin-9.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 63.890, numri i pacientëve të shëruar është 40.977, numri i vdekjeve është 1.825, ndërsa numri i rasteve aktive është 21.088./Telegrafi/