Telegrafi

Sot 518 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 5.809 testime për coronavirus, ndërsa 518 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup – 179, Tetovë – 96, Gostivar – 65, Kumanovë – 35, Kërçovë – 29, Strugë – 20, Manastir – 14, Ohër dhe Strumicë – nga 11, Dibër – 10, Kavadari – 7, Veles – 6, Koçan – 5, Prilep dhe Berovë – nga 4, Shtipi, Vinica dhe Makedonski Brod – nga 3, Gjevgjeli, Resnja, Radovishi, Delçevë dhe Pehçevë – nga 2, Kriva Pallanka, Probishtip dhe Demir Kapi – nga 1.

Nga MSH njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 31 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 158.681, prej të cilëve 150.587 janë shëruar, ndërsa 5.515 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (10 gusht) është 2.581./Telegrafi/