Telegrafi

Sot 50 viktima dhe 1.320 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.174 testime për coronavirus, ndërsa 1.320 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup 580, Manastir 113, Kumanovë 75, Prilep 59, Veles 50, Ohër 43, Kavadar 41, Tetovë 38, Gostivar 36, Strumicë 32, Shtip 31 Koçani 30, Gjevgelija 27, Resnjë 24, Kërçovë 22, Radovish 14, Struga 13, Berovë 12, Negotinë 10, Kriva Palanka 9, Valandova 9, Vinica 8, Bogdanci 7, Delçeva 6, Shën Nikola 5, Makedonski Brod 5, Debar 4, Probistip 4, Demir Kapija 4 dhe Demir Hisar 4, Krusheva 3, Kratova 1 dhe Pehçeva 1.

Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe 50 persona, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Nërsa ISHP ka regjistruar 457 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 132.740, prej të cilëve 108.197 janë shëruar, ndërsa 3.860 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (2 prill) është 20.683./Telegrafi/

Во последните 24 часа се направени 4.174 тестирања, а регистрирани се 1.320 нови случаи на КОВИД-19 во:
-Скопје 580…

Posted by Венко Филипче on Friday, 2 April 2021