James Douglas Morrison ishte një këngëtar, kompozitor dhe poet amerikan, i cili është më së shumti i njohur si frontmen i bendit “The Doors”.
Për shkak të këngëve të tij, personalitetit të egër, performancave mbresëlënëse në skenë dhe rrethanave dramatike të vdekjes, ai njihet nga kritikët dhe fansat si njëri prej frontmenëve më ikonikë dhe me më së shumti ndikim në historinë e muzikës rok.
https://www.youtube.com/watch?v=JSUIQgEVDM4
Jim lindi në Melbourne të Floridës më 8 dhjetor 1943, ndërsa vdiq në moshë 27 vjeçare në Paris, pikërisht më 3 korrik të vitit 1971. Morrison u gjet i vdekur në një vaskë, ndërsa nuk i është bërë autopsia. Në versionin zyrtar për vdekjen e tij thuhet si pasojë e pamjaftueshmërisë së zemrës.
“The Doors” u bë njëri nga grupet më të suksesshme të rokenrollit në vitet e gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta dhe muzika e tyre vazhdon të dëgjohet sot e kësaj dite.
Këngët si “Light My Fire”, “The End”, “Break On Through”, “L.A. Woman”, “Riders On The Storm” etj., janë disa nga hitet e këtij bendi legjendar.
https://youtu.be/vw40NMa_0RM
Pas vdekjes së Morrison, grupi pushoi së ekzistuari. /Telegrafi/