Telegrafi

Sot 36 viktima dhe mbi një mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 6.654 testime për coronavirus, ndërsa 1.037 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-386, Tetovë – 110, Gostivar – 73, Kumanovë – 60, Strumicë – 57, Strugë – 50, Kërçovë – 43, Ohër – 35, Dibër -32, Prilep, Veles dhe Kavadarci – nga 21, Shën Nikollë – 18, Manastir – 17, Shtip -14, Gjevgjeli, Radovish dhe Valandovë – nga 9, Koçani – 8, Negotino dhe Probistip – nga 7, Resnja dhe Kriva Pallanka – nga 6, Delçeva dhe Kratova – nga 5, Krusheva – 4, Makedonski Brod – 2, Berova dhe Bogdanci – nga 1.

MSH informon se janë kanë ndërruar jetë 36 pacientë të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 534 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 173.689, prej të cilëve 154.174 janë shëruar, ndërsa 5.818 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive është 13.697./Telegrafi/