Telegrafi

Sot 33 viktima dhe 489 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.841 testime për coronavirus, ndërsa 489 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-155, Manastir-52, Kumanovë-47, Prilep-27, Strumicë-25, Ohër-21, Tetovë-19, Veles-19, Shtip-18, Koçan-16, Kërçovë-15, Radovish-10, Vinicë-10, Gostivar-7, Strugë-7, Kavadar-6, Kriva Pallankë-5, Bogranc-5, Gjevgjeli-4, Berovë-4, Demir Hisar-4, Negotinë-3, Resnjë-3, Vallandovë-2, Shën Nikollë-1, Dellçevë-1, Probishtip-1, Krushevë-1, Makedonska Kamenica-1.

Kanë ndërruar jetë edhe 33 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 905 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 149.710, prej të cilëve 127.139 janë shëruar, ndërsa 4.628 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (23 prill) është 17.943./Telegrafi/

Во последните 24 часа се направени 2.841 тестирања, а регистрирани се 489 нови случаи на Ковид 19 во:
-Скопје 155…

Posted by Министерство за здравство / Ministria e Shëndetësisë on Friday, 23 April 2021