Site icon Telegrafi

Sot 28 viktima dhe 1.120 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.993 analiza, ndërsa janë regjistruar 1.120 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup-507, Kumanovë-60, Shtip-30, Prilep-52, Tetovë-37, Strugë-35, Veles-31, Manastir-36, Ohër-49, Kavadar-33, Gostivar-56, Gjevgjeli-8, Strumicë-43, Kriva Pallankë-6, Radovish-10, Krushev-3, Koçan-16, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Pehçev-6, Berov-15, Vallandov-5, Vinicë-7, Dellçev-25, Kratov-2, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-16, Resnjë-8, Negotinë-16.

28 persona vdiqën, shtatë pacientë nga Shkupi (74, 63, 83, 69, 79, 82 dhe 72), një nga Kumanova (71), një nga Shtipi (81), pesë pacientë nga Prilepi (66, 80, 61, 76 dhe 55), një nga Struga (77), dy nga Velesi (72 dhe 75), një nga Manastiri (45), një nga Ohri (77), një nga Kavadari (71), dy nga Gostivari (51 dhe 49) , një nga Gjevgjelia (72), dy nga Strumica (56 dhe 80), një nga Dellçeva (65), një nga Resnja (53) dhe një pacient nga Negotino-Demir Kapija (68).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 69.452./Telegrafi/

Exit mobile version