Site icon Telegrafi

Sot 25 viktima dhe mbi 800 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.889 teste, ndërsa janë regjistruar 865 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup-330, Kumanovë-28, Dibër-12, Shtip-22, Prilep-47, Tetovë-42, Strugë-24, Veles-35, Manastir-42, Ohër-36, Kavadar-38, Gostivar-29, Gjevgjeli-33, Strumicë-25, Kriva Pallankë-3, Radovish-14, Krushev-1, Koçan-13, Probishtip -4, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Pehçev-2, Berov-4, Vallandov-3, Dellçev-15, Kratov-2, Sveti Nikollë-8, Kërçovë-18, Resnjë-7, Negotinë-26.

25 njerëz vdiqën, dhjetë pacientë nga Shkupi (50, 66, 40, 80, 61, 79, 71, 83, 71 dhe 73), një nga Kumanova (81), dy nga Shtipi (63 dhe 51), tre pacientë nga Prilepi (85, 59 dhe 44), një nga Tetova (73), dy nga Struga (81 dhe 89), një nga Velesi (78), një nga Ohri (83), një nga Kavadari (69), një nga Gostivari ( 66), një nga Strumica (70) dhe një pacient nga Radovishi (68). Pacientët vdiqën në spitale.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 75.597./Telegrafi/

Exit mobile version