Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.096 testime për coronavirus, ndërsa janë regjistruar 1.064 raste të reja.
Prej tyre në Shkup-541, Kumanovë-57, Dibër-4, Shtip-46, Prilep-24, Tetovë-57, Strugë-23, Veles-44, Manastir-43, Ohër-33, Kavadar-25, Gostivar-12, Gjevgjeli-11, Strumicë-23, Kriva Pallanka-8, Radovish-12, Krushevë-2, Koçan-10, Probishtip-4, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-4, Pehçvë-7, Berovë-3, Valandovë-3, Vinicë-3, Dellçevë-3, Kratovë-2, Shën Nikollë-17, Kërçovë-25, Resnjë-6, Negotinë-10.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 25 pacientë me COVID-19, prej moshës 34 deri 83.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar edhe 507 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 44.898, prej të cilëve 26.289 janë shëruar, ndërsa 1.263 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 17.346./Telegrafi/