Telegrafi

Sot 21 vjet më parë, Del Piero shënoi atë që quhet ‘la pennellata’ – golin nga “goditja e pamundur” (Video)

Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, gjatë karrierës së tij mbresëlënëse ka shënuar shumë gola të bukur dhe disa sosh kanë hyrë në histori.

Një nga golat më të bukur e ka shënuar pikërisht më 18 tetor të vitit 1995 kundër Rangers. Ishte ndeshja e fazës grupore të Ligës së Kampionëve, në të cilën Zonja e Vjetër luante si vendas.

Lexo po ashtu Nga Ronaldo e Zidane te Baggio e Maldini, kjo është epoka e artë e Serie A (Foto)

Në minutën e 23-të u akordua një gjuajtje e lirë indirekte nga një kënd thuajse i pamundur, por jo për sulmuesin legjendar.

Del Piero ia doli që ta dërgonte topin në këndin tjetër të portës, transmeton Telegrafi. Juve e fitoi me rezultat 4-1 atë ndeshje.

Fabrizio Ravanelli i shënoi dy gola të tjerë për Bianconerët në atë ndeshje, ndërsa një gol e shënoi edhe Antonio Conte. Golin e vetëm për Rangers e realizoi Richard Gough.

Lexo po ashtu ‘Pandat nuk janë specie e rrezikuar, por 10-shet klasike’

Atë sezon (1995/1996), Juventusi e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/