Telegrafi

Sot 166 raste të reja dhe 224 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1756 testime për coronavirus, ndërsa 166 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-46, Kumanovë-17, Dibër-3, Shtip-13, Prilep-12, Tetovë-11, Strugë-4, Veles-3, Manastir-4, Ohër-2, Kavadar-2, Gjevgjeli-2, Strumicë-3, Kriva Pallankë-2, Radovish-2, Koçan-7, Probishtip-1, Makedonski Brod-2, Pehçevë-6, Berovë-4, Vinicë-3, Dellçevë-12, Kratovë-2, Shën Nikollë-3.

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 224 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 shkon në 14.762, prej të cilëve 11.965 janë shëruar, ndërsa 606 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2191./Telegrafi/