Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 14 raste të vdekjes, si dhe 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ndërkaq, janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.
Në total numri i rasteve aktive është 23.845.
Tutje theksohet se janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. /Telegrafi.