Agjenti i Jose Sosas, ka konfirmuar se ai do të qëndrojë te Milani.
31 vjeçari iu bashkua Rossonerëve nga Besiktasi verën e kaluar, por ka startuar vetëm në 15 ndeshje në Serie A, duke realizuar tri asistime.
“Ekziston edhe një ndeshje deri në fund të sezonit. Nuk ka oferta, absolutisht asnjë”.
“Njerëzit mund të thonë shumë gjëra, por në aspektin e ofertave vërtet nuk ka pasur asgjë, as edhe ndonjë telefonatë. Ai do të qëndrojë te Milani dhe ai është shumë i lumtur që luan për Rossonerët”, u shpreh Sosa.
Milani ka siguruar pozitën e gjashtë në Serie A. /Telegrafi/