Telegrafi

SOS Ohri: Galiçica po digjet për dru për ngrohje dhe për interes të elitave të biznesit

Përsëri ka pasur zjarr në Galiçicë. Këtë herë është djegur hapësira në mes fshatit Velgoshti dhe Ramne. Nga iniciativa SOS Ohri thonë se për shkak se nuk kanë informata nuk mund të jenë të sigurt nëse zjarri ka përfshirë zonën e menaxhimit aktiv ose vetëm zonën për përdorim të qëndrueshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zjarri në pjesën e Galiçicës është i shpeshtë dhe ky është fakt i njohur. Si shkaktarë, pa përjashtim është njeriu. Megjithatë opinioni akoma nuk ka dëgjuar rezultate ligjore për këto raste, duke përfshirë edhe zjarrin e tmershëm të vitit 2007, i cili përfshiu 7 kilometra. Prania e njerëzve në zonat malore mbart një rrezik për zjarre tjera në male”, thuhet mes tjerash në reagimin e organizatës SOS Ohri.

Ata akuzojnë edhe Ministrinë e Pylltarsië në Maqedoni, për siç thonë, mos përgjegjësi në malet e Galiçicës në Ohër./Telegrafi/