Site icon Telegrafi

SOS Fshatrat e Fëmijëve shënuan Ditën Ndërkombëtare të Familjes

SOS Fshatrat e Fëmijëve, sot shënuan Ditën Ndërkombëtare të Familjes, njofton Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë.

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë vepron tash 18 vite duke u përkujdesur për mëse 1000 fëmijë të braktisur, fëmijë që kanë humbur kujdesin prindëror apo që janë në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror.

Njëkohësisht, në këtë ditë SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë me përkrahjen e MASHT-it, DKA-së dhe KEC-it, lansuan nismën për bashkëpunim në mbrojtje të fëmijëve “siguria ime varet nga ti!”

Kjo nismë do të realizohet në bashkëpunim me disa shkolla fillore në Prishtinë dhe ka për qëllim që përmes aktiviteteve edukative dhe avokuese, të ndikojë në krijimin e shkollave më të sigurta, më mbrojtëse dhe më miqësore për çdo fëmijë.

„Është një nder dhe kënaqësi e madhe për ne si organizatë që sot të lansojmë bashkëpunimin me partnerët tanë për mbrojtjen e fëmijëve. Mbrojtja dhe sigurimi i mirëqenies së fëmijëve është përgjegjësi e të gjithëve; familjes, shkollës, institucioneve dhe komunitetit.

Duke pasur parasysh rolin dhe përgjegjësitë e secilit në këtë proces për mbrojtje dhe siguri të nxënësve e veçanarisht në institucione arsimore, mbrojtja e nxënësve duhet të jetë prioritet për secilën shkollë dhe duhet të jetë në thelb të të gjitha aktiviteteve të shkollës“, thuhet në njoftim.

Exit mobile version