Site icon Telegrafi

Sorrat në kulm “e ndezën nga një cigare”

Çifti britanik Tony dhe Judie Ellis fotografoi sorrat duke fluturuar në kulm të një shtëpie turistike dhe më pas duke nxjerrë me elegancë cigaret nga kutia dhe duke i vendosur në sqep.

“Sorrat gjetën një pako cigareje dhe e morën me vete në kulm të shtëpisë”, tha Judy e cila me partnerin e saj përcollën me kureshtje këtë sjellje të pazakontë të sorrave.

Çifti tha se sorrat në Maldive dinë të jenë të mërzitshme për turistët nganjëherë, ndërsa një turistit bile ia kanë vjedhur edhe sandviçin, shkruan “Daily Mail”.

“Kam qenë katër herë deri më tash në Maldive por kurrë skam parë një sjellje të tillë të sorrave”, tha Judy. /Telegrafi/

Exit mobile version