Janë shumë më të zgjuar, nga sa mendohej
Tashmë është zbuluar që sorrat e dinë kush u lë ushqim. Dhe jo vetëm kaq, por ata do t’u sjellin miqve të tyre njerëzorë gjëra të ndryshme që i gjejnë si shenjë mirënjohjeje.
Megjithatë, ajo që ka befasuar shumicën e njerëzve është që zogjtë mund të jenë edhe të hidhëruar, dhe këtë e tregojnë me shmangien nga personat, të cilët në të kaluarën i kanë mashtruar, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët nga Universiteti i Washingtonit thonë se korbat dhe sorrat bëjnë dallimin midis individëve “të ndershëm” dhe “të pandershëm”, dhe ata gjithashtu i mbajnë në mend për një kohë të gjatë.
Marrëdhëniet e miqësisë reciproke dhe rivalitetit janë tipare të jetës shoqërore të këtyre zogjve, ndërsa aftësia e tyre për të njohur dhe ndëshkuar persona të pandershëm mund të ndihmojë në shpjegimin e zhvillimit të bashkëpunimit.
Sorrat janë të njohura për përshtatshmërinë dhe inteligjencën e tyre. Përveç sjelljeve të tyre të këqija, këta shpendë të zeza janë në të vërtetë krijesa tërheqëse dhe ato janë disa nga kafshët më inteligjente në botë. /Telegrafi/