Të pranishmit në një stacion trenash në Tokio të Japoni, mbetën të habitur nga veprimet e një sorre.
Shpeza që njihet për mençuri të lartë, i ka grabitur një gruaje kartelën e bankës dhe u afrua te aparati për bileta, ku imitonte veprimet që bëjnë njerëzit, transmeton Telegrafi.
Sikur të donte të blinte një biletë, vuri kartelën te hapësira e duhur, ndërsa më pas goditi me sqep në ekranin e ndjeshëm në prekje.
“Udhëtimi me tren i kushton më lirë se fluturimi” si dhe “janë shumë të zgjuara, sorrat edhe mund të blejnë bileta”, ishin dy prej komenteve të shumta. /Telegrafi/
https://youtu.be/Dh7bOXCzukA