Telegrafi

Soros shet aksione në SHBA

Pasuria e investuar në aksionet e listuara në bursat e SHBA-së ka rënë nga 8.8 miliardë dollarë sa ishte në fund të tremujorit të parë, në 5.1 miliardë dollarë në fund të tremujorit të dytë.

Në këtë periudhë, indeksi S&P ka humbur 12 për qind të vlerës, transmeton gazeta kroate Business.

Porosi ka shitur 99 për qind të aksioneve të Wal-Martit, 97 për qind të JP Morgan Chase, si dhe 95 për qind të aksioneve Pfizer. /Agjencitë/Telegrafi/