Filantropisti miliarder hungarezo-amerikan, Xhorxh Soros deklaroi dje se do të nisë një fushatë tjetër për zhvillimin e një referendumi të dytë kundër Brexit brenda një viti.
Soros foli në një takim të organizuar nga Këshilli Evropian i Marrëdhëniet me Jashtë, ku deklaroi se BE-ja është duke u përballur me një “krizë ekzistenciale”, por britanikëve megjithatë duhet t’u jepet mundësia të votojnë përsëri për çdo marrëveshje përfundimtare të Brexit dhe nëse do të qëndrojnë në BE në kushtet aktuale.
Soros është kritikuar për donacionet e tij mbi 800,000 paund për fushatat pro-BE.
“Në fund të fundit është për njerëzit britanikë të vendosin se çfarë duan të bëjnë. Megjithatë, do të ishte më mirë nëse ata do të merrnin një vendim më shpejt se sa më vonë. Ky është qëllimi i një iniciative të quajtur “Best for Britain”, të cilën e mbështes. Më e mira për Britaninë është një votim domethënës parlamentar që përfshin mundësinë që të mos largohet fare”. /oranews.tv/