Telegrafi

Soros ikën përfundimisht nga Budapesti

Fondacioni Soros i jep fund veprimtarisë në Hungari, duke akuzuar Budapestin për shtypjen e shoqërisë civile.

Nga ana tjetër kryeministri Viktor Orban akuzoi në mënyrë të përsëritur manjatin për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

“Duke u përballur me një mjedis gjithnjë e më represiv politik dhe ligjor në Hungari, fondacioni ‘Soros’ do të largojë stafin ndërkombëtar nga Budapesti në Berlin” konfirmoi grupi të martën përmes një deklarate për shtyp.

Patrick Gaspard, presidenti i Fondacionit Soros në Hungari akuzoi Budapestin se ka denigruar dhe keqintepretuar punën duke shtypur shoqërinë civile “për hir të përfitimit politik”.

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur nisi projektet në 1979 ndërsa në Hungari u vendos në 1984.

Fondacioni vepron në 100 shtete në të gjithë globin me 26 zyra rajonale dhe kombëtare dhe me një shpenzim vjetor 940 milionë dollarë. /oranews.tv/