Miliarderi amerikan, George Soros, është i interesuar t’i blejë të gjitha aksionet e kompanisë kombëtare ajrore kroate “Croatia Airlines”.
Soros zotëron pothuajse një të pestën e aksioneve në një kompani kineze, e cila ka shprehur interes për blerjen e kompanisë, transmeton Telegrafi.
Sipas mediave kroate, kompania ka bërë të ditur disa herë se ka afarist që po interesohen ta blejnë “Croatia Airlines”. Bëhet fjalë për avio-kompaninë që në pronësi ka 135 aeroplanë dhe fluturon në 90 vende të botës. Një nga pronarët e kompanisë është George Soros, i cili zotëron 18.6% të aksioneve të kompanisë.
Disa burime pohon se për “Croatia Airlines”është e interesuar edhe avio-kompania “Lufthansa”, e cila është në proces të riorganizimit. /Telegrafi/