Telegrafi

Soriano i ka premtuar kalimin një skuadre të madhe

Pas Ederit, edhe Roberto Soriano është gati të largohet nga Sampdoria për të kaluar te Interi.

Sipas TuttoMercatoWeb, mesfushori italian i ka thënë fjalën drejtorit sportiv të Interit, Piero Ausilio, se ai do të kalon te Nerazzurrët gjatë verës.

Soriano mund shkëmbehet me Andrea Ranocchian ose Dodon, por nuk përjashtohet se edhe mundësia që Interi të paguan të gjithë transferimin.

Soriano është paraqitur në 30 ndeshje këtë sezon për Sampdorian në të gjitha garat dhe ka shënuar tetë gola.

Për atë interesim kanë shfaqur edhe Milani dhe Juvetusi. /Telegrafi/