Telegrafi

Sopranoja shqiptare nominohet nga International Opera, votojeni

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, është nominuar nga International Opera Aëards në Reader’s Award. Fituesi do të përcaktohet nga mbledhja e votave në mbarë botën.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Ilir Kerni në faqen e tij në Facebook, ku shkruan: “Super Ermonela Jaho e nominuar nga International Opera Awards ne Readers’Award”.

“Fituesi përcaktohet prej mbledhjes së votave nga bota mbarë. Konkurrentë të Ermoneles janë figura të shquara të artit rus dhe latin, ndaj do të ishte bukur që shqiptarët të shprehnin solidaritetin me vajzën e tyre duke votuar masivisht”.

Votimi është i thjeshtë duke klikuar këtu.