Sonte (e shtunë) do të nisë ‘Choregies d’Orange Festival 2016’ me shfaqjen operistike “Madame Butterfly”, te Puccinit, ku sopranoja shqiptare Ermonela Jaho do të prezantohet në rolin e Cio-Cio San.
Në këtë festival prestigjioz të Francës që do të mbyllet më 6 gusht, Jaho do të paraqitet në këtë shfaqje me artistë të tjerë të kësaj shfaqje operistike që është punuar nga Mikko Franck, shkruan KultPlus.
Vetë Ermonela ka ndarë emocionet mbi këtë shfaqje, e cila është shprehur të jetë e sigurt që kimia e veçantë që ka ndarë ekipi i kësaj shfaqjeje përgjatë provave, do të realizohet në shfaqjen e sotme.