Site icon Telegrafi

“Sopoti”, prokurorët nuk i’a japin lëndën PSP-së (Video)

????????????????????????????????????

Rasti i Sopoti për momentin është në duart e këshillit të prokurorëve. I pari i këtij Institucioni Petar Anesvski, tha se ata janë përgjegjës për të vlerësuar punën e Speciales. Anevski madje shtoi se lënda të cilën e kërkon Janeva daton para vitit 2008 për të cilën sipas Anevskit, PSP-ja nuk është e autorizuar, njofton Alsat M.

“Ne jemi përgjegjës për ti vlerësuar hapat ligjor që do t’i merr Prokuroria Speciale. Tek ne është lënda, në seancën e ardhshme do të shqyrtohet. Ngjarja ka ndodhur para 13 vitesh dhe Janeva nuk është e autorizuar për ngjarjet që kanë ndodhur para vitit 2008. Ne kërkuan informacione plotësuare nga Prokuroria Speciale por gati një muaj ka që nuk i kemi marr informacionet që i kemi kërkuar”, bënë të ditur nga Këshilli i prokurorëve.

Adresuar qëndrimit të Anevskit Prokuroria Speciale thotë se pavarësisht periudhës kur ka ndodhur ngjarja, PSP-ja ka sërish të drejtë dhe kompetencë ti hetojë ato:

“Prokuroria Speciale Publike ka kompetencë të dëgjojë përgjimet e jashtëligjshme për periudhën 2008-2015. Gjithçka që rezulton si vepër penale nga ato regjistrime PSP-ja ka të drejtë dhe kompetencë ti hetojmë, pavarësisht kohës në të cilën ka ndodhur vepra penale”

Ndërkohë nga Specialja sqarojnë se përkundër logjikës që ndjek Anevski. Prokuroria Speciale nuk do të kishte kompetencë as për veprimet e ndërmarra nga viti 2007 duke përmendur lëndën e hapur më herët nga ata “Toplik”. Kërkesën e saj Prokuroria Speciale e bazon në në nenin 11 të Ligjit për Prokurorinë Speciale paragrafi dy i të cilit thotë qartë se …..pas kërkesës me shkrim Prokuroritë Publike obligohen që në afat prej 8 ditësh të dorëzojnë cilëndo lëndë ndaj të cilës veprojnë në mënyrë që të vendoset, nëse lënda bie në kompetencë të Prokurorisë Speciale në përputhje me autorizimet të caktuara në bazë të këtij ligji.

Sipas PSP-së taktika që ndjek Këshilli i Prokurorëve për Sopotin nuk është e para pasi ky Këshill mban peng edhe lëndët tjera. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=wrAmjT_a2ac

Exit mobile version