Site icon Telegrafi

”Sopoti” mund t’i jepet Prokurorisë Speciale, pritet vendimi i Prokurorisë Themelore

Këshilli i Prokurorëve Publik (KPP) ka mbajtur seancën e radhës ku ka marrë vendim për lëndën ”Sopoti”, kurse për lëndën ”Puçi” do të deklarohet në javën që vjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kërkesa e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) është pranuar, ndërkaq tani pritet që Prokuroria Themelore Publike (PTHP) të merr vendim për dorëzimin e lëndës në PSP, pasi që kjo e fundit u deklarua se ka mjaft dëshmi për lëndën në fjalë.

Përndryshe, në këtë lëndë janë dënuar 11 persona dhe u akuzuan për vendosje të një mine nga e cila humbën jetën dy ushtarë polak të NATO-s./Telegrafi/

Exit mobile version