Site icon Telegrafi

Sophia Bush bën kërkesë për divorc nga Grant Hughes

Sophia Bush dyshohet se po divorcohet nga bashkëshorti i saj, Grant Hughes, pas vetëm 13 muajsh.

Aktorja e “One Tree Hill” thuhet se ka paraqitur kërkesën për divorc menjëherë pas përvjetorit të tyre të parë.

Sipas një burimi, ndarja është miqësore dhe dyshja po ruajnë një miqësi.

Foto: Shutterstock

“Sophia dhe Grant ishin miq për 10 vjet dhe u lidhën gjatë COVID-19”, tha burimi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sophia Bush

“Po vazhdojnë të mbesin miq të mirë”, vazhdoi burimi për revistën People.

Foto: Getty Images

Të njëjtit drejtojnë fondacionin ‘Bush Hughes’, i cili u krijua pas martesës së tyre dhe mbështet komunitetet në Tulsa të Olkahamës.

Më 11 qershor, në përvjetorin e martesës së tyre, Grant ndau një letër dashurie për gruan së bashku me disa fotografi të ditës së tyre romantike në Zyrën e Nëpunësit të Qarkut të Qytetit.

Foto: Instagram

“Çfarë viti i plotë, i bukur, dinamik, emocionues dhe i mbushur. Më pëlqen vërtet ta kaloj jetën me ty”, ai shkroi.

“Ka shtatë miliardë njerëz në këtë planet. Ti je e preferuara ime”, kishte shkruar më tej ai.

Foto: Getty Images

Sidoqoftë, akoma nuk ka një deklaratë zyrtare të çiftit rreth asaj që po flitet në tabloidet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version