Telegrafi

Sopa dyshohet të jetë therur me thikë

Burime të afërta me organet e hetuesisë kanë bërë të ditur për Indeksonline se viktima para se të binte nga ballkoni i banesës së tij ishte therur me një mjet të mprehtë.

Rezultatet e autopsisë kanë treguar se Sopa kishte pas dy plagë në trup nga thika, e më pas ka rënë nga kati i tetë.

Mësohet se kur është kryer ky krim prezentë kanë qenë edhe familjarët e tij.

Në anën tjetër, zyrtarët e policisë nuk e konfirmojnë e as nuk e mohojnë këtë.

“Ne nuk dimë asgjë për këtë çështje. Duhet të pyesni prokurorinë”, ka thënë Brahim Sadriu zëdhënës i policisë.

Ndërkaq, kontaktimi me prokurorinë ishte i pamundur për shkak se nuk i hapnin telefonat. /Telegrafi/