Telegrafi

Sony Xperia Z5 vjen në shtator?

Modeli i ri i avancuar i telefonit të kompanisë Sony thuhet se do të bëhet nga Qualcomm, gjenerata e re e çipit Snapdragon 820.
Thashethemet tjera sugjerojnë se ekrani i Xperia Z5 do të jetë i cilësisë QHD me 2560×1440 piksel. Në anën tjetër, Sony do të vendos edhe 4GB RAM.

Ndër të tjera thuhet se në këtë model do të jetë edhe sensori për gishtërinj si dhe bateria me 4,500 mAh.

Sensori i kamerës pritet të jetë IMX230 Exmor RS 21 MP me CMOS, por të gjitha specifikat e këtij modeli pritet të vijnë në muajin shtator gjatë lansimit, apo edhe më herët. (Telegrafi)