Telegrafi

Sony Xperia Z4 me të gjitha specifikat (e dëshirueshme)!

Mirëpo në ndërkohë, disa dizajner e kanë krijuar vizionin e tyre për telefonin e ri nga Sony, përkatësisht Xperia Z4 me specifikat e tyre të dëshiruara.

Një publikim i fundit që e shfaq Xperia Z4 sugjeron se Sony do ti lëshojë dy variante të telefonit të saj më të ri: njërin me ekranin në Full HD dhe tjetrin me cilësinë e shtuar të ekranit – Quad HD.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, thuhet se ekrani i telefonit do të vijë me diagonalen prej 5.4-inç IPS LCD me rezolucionin Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve dhe teknologjinë e ekrnait X-Reality Engine and Triluminos.

Xperia Z4 besohet se do të jetë edhe shumë i hollë, apo vetëm 5mm, dhe në 4 variante të ndryshme ngjyrash, duke përfshirë edhe versionin Gold.

Në konceptin e bërë për Xperia Z4 radhiten edhe karakteristikat sikurse procesori Snapdragon 810 octa-core 64-bit, grafikat Adreno 430, 4GB RAM, dhe 32GB memorie e brendshme që mund të zgjerohet në 128GB përmes kartelës microSD. Kamera e pasme e telefonit thuhet se do të ofrojë 24MP me autofokus, ndriçuesin dual-LED, sensorin 1/2.3-inç si dhe kamerën e përparme me 12MP me dual LED.

Në mesin e karakteristikave tjera përfshihen edhe Bluetooth 4.0, NFC, bateria me 4500 mAh që sjell Quick Charge 2.0. Për ti konfirmuar të gjitha këto detaje, duhet të pritet për lansimin zyrtar të këtij modeli, edhe pse vështirë të ndodhë që të gjitha këto tipare të ofrohen në një model të vetëm, aktualisht. (Telegrafi)