Telegrafi

Sony Xperia Z4 do të jetë një super-telefon!

Nëse ndodhë që raportimet për këtë telefon të jenë të sakta, atëherë mund të thuhet se Sony Xperia Z4 do të ofrojë përmirësime të shumta harduerike dhe të dizajnit në krahasim me paraardhësin e tij, Sony Xperia Z3.

Dallimi më i theksuar në këto dy modele të telefonave të Sony, sipas fotografive, është ndërrimi i lokacionit të kamerës së përparme dhe sensorëve të afërsisë dhe të dritës.

Më pas, i gjithë dizajni i Sony Xperia Z4 duket se do të jetë më i hollë sesa ai i Sony Xperia Z3, sepse ky i fundit cilësohej si i “trashë” për nga trupi i telefonit.

Disa analistë që i kanë vlerësuar këto pamje të Z4 thonë se telefoni i ri nga Sony do të duket ngjashëm me atë të HTC, One (M9) i njohur ndryshe edhe si HTC Hima.

Sipas burimeve të shumta thuhej se Sony Xperia Z4 do të vijë me procesorin 64-bit nga Qualcomm, Snapdragon 810 SoC, me 2.8 GHz octa-core CPU dhe 4GB RAM.

Më pas është përmendur edhe memoria me 32GB, lidhja Cat. 6 LTE, dhe Bluetooth 4.1. Por duhet të presim edhe disa ditë para lansimit të tij zyrtar në panairin e madh të teknologjisë që mbahet në Barcelonë. (Telegrafi)