Telegrafi

Sony Xperia Z3x sjell kamerën me 22MP?

Sony Xperia Z3x thuhet se fokusin e saj kryesor do ta ketë në kamerë, pasi që do të sjell edhe disa aksesorë tjerë përcjellës për kamerën.

Sony Xperia Z3x pritët të vijë me ekranin e madh me diagonalen prej 6.14 inç me rezolucionin prej 2560 x 1152 pikselëve, ndërsa fableti i kompanisë Sony do ta ofrojë edhe procesorin e Qualcomm, Snapdragon 810 me 2.86GHz.

Procesori Snapdragon 810 është procesor mobil me 64-bit me Adreno 430 GPU, ndërsa pajisja mbështetet edhe nga 2GB RAM me 16GB memorie të brendshme, bashkë me portin për kartelën microSD, e cila mund ta zgjerojë hapësirën edhe më tej.

Kamera e Sony Xperia Z3x, pritet të vijë me sensorin e Sony, Exmor RS, dhe 22 mega-piksel, ndërsa risia tjetër e këtij modeli do të jetë edhe versioni i ri i sistemit operativ Android, 5.0 L. /Telegrafi/