Telegrafi

Sony Xperia Z3 vjen në shtator?

Ky është modeli i ri i telefonit të mençur të Sony, i cili është vërejtur nga faqja indoneziane e rregullatorit – Postel, e cila beson se D6653 është modeli më i ri i telefonit që po e përgatit Sony.

Sony Xperia Z3 pritet të sjell disa përmirësime të rëndësishme në krahasim me Z2, duke përfshirë ekranin me diagonalen prej 5.2 inç në full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, dhe dizajn shumë të hollë që arrin vetëm në 7mm.

Me rivalët e ri tashmë në treg sikurse LG G3 dhe Galaxy S5 LTE-A që vijnë me ekranet QHD, pritet që Sony ta lëshojë Z3 me rezolucion të përmirësuar megjithatë, që arrin në rezolucionin 2560 x 1440 piksel.

Z3 pritet të sjell procesorin quad core 2.5GHz Snapdragon 805, si dhe 3GB RAM.

Sony thuhet se do të vazhdojë ta përdor sensorin Exmor RS, si dhe kamerën e pasme prej 20 mega-pikselëve, dhe atë të përparmen me 2 mega-piksel.

Ndërsa pritet që Google ta lëshojë versionin e ri të Android, 5.0 në Google IO këtë muaj, atëherë mund të pritet gjithashtu që edhe Sony Xperia Z3 të vijë me Android 5.0. Sony Xperia Z3 thuhet se do të prezantohet në shtator, në panairin e IFA-së në Berlin. /Telegrafi/