Telegrafi

Sony Xperia Z3 dhe Sony Xperia Z3 Compact debutojnë në treg

Sony Xperia Z3 do të ofrohet në disa ngjyra përveç asaj të gjelbër dhe të argjendtë, dhe telefoni është thënë se do të paraqitet në tregun indian.

Sony Xperia Z3 Compact do të ofrohet në katër ngjyra, bashkë me SmartËatch 3.

Të dyja pajisjet vijnë me specifika të ngjashme që përfshijnë edhe procesorin quad core Qualcomm Snapdragon 801, si dhe kamerën e pasme me 20.7 MP në Sony Exmor RS.

Z3 sjell ekranin me diagonalen prej 5.2 inç në full HD me 3GB RAM, si dhe opsionin me 16GB apo 32GB memorie të brendshme, si dhe kartelën micro SD dhe kamerën e përparme me 2.2MP.

Sony Xperia Z3 sjell ekranin me diagonalen prej 4.6 inç në HD me rezolucionin prej 1280 x 720 piksel, 2GB RAM, kamerën e përparme me 2MP si dhe Android 4.4 KitKat. (Telegrafi)