Telegrafi

Sony Xperia E për vetëm 160 euro

Tani, Sony ka zbuluar çmimet e Sony Xperia E, dhe modeli me një sim-kartelë do të kushtojë 160 euro, ndërsa versioni me dy kartela do të kushtojë 170 euro. Telefoni do të dal në shitje gjatë vitit të ardhshëm.

Sony Xperia E vjen me Android 4.1 Jelly Bean, ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inçme rezolucion 320 x 480 piksel, si dhe procesori 1GHz Qualcomm Snapdragon MSM7227A.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe kamerën me 3.2 megapiksel, 512MB RAM dhe portin për mikroSD kartelë. / Telegrafi /