Telegrafi

Sony Vaio L tani në teknologjinë 3D

Bëhet fjalë për një kompiuter me ekran 24-inch me prekje të shumëfishtë, procesor i gjeneratës së dytë Intel Core, kartë grafike nVidia GeForce GT 540M, 8GB/RAM, memorje të integruar 1 TB, Blu-ray.

Gjithashtu ekrani i modelit Sony Vaio L, është i konvertueshëm edhe në teknologjinë 3D, për të parë filma por edhe për lojra. Aktivizimi bëhet përmes një butoni në krahun e majtë të ekranit. Ndërkohë syzet shiten bashkë me kompiuterin.

Shitjet për këtë model të Sony, tani edhe në 3D, do të nisin në Evropë më 11 tetor. Ende nuk ka asnjë informacion lidhur me koston e këtij tableti. /Telegrafi/