Telegrafi

Sony VAIO F tredimensional

Për arritjen e efektit tredimensionale gjatë paraqitjes së fotografisë Sony ofron edhe syzet 3D, e shndërrimi i përmbajtjeve në ekran nga 2D në 3D bëhet nëpërmes tastit të veçantë.

Karakteristikat e tija interesante i bëjnë procesori Core i7 i gjeneratës Sandy Bridge të kompanisë Intel, maksimalisht 8 GB RAM, disku me 7.200 rrotullime për minutë apo SSD, si dhe grafika GeForce GT 540M. Në ofertë po ashtu është edhe Blu-ray.

VAIO F shitet me sistemin operativ Windows 7 Home Premium, e çmimi i rekomanduar i shitjes për tregun amerikan është 1.700 dollarë. /Telegrafi/