Telegrafi

Sony thuhet se do të zbulojë çmimin e PlayStation 5 sot

Prodhuesi japonez ka njoftuar një ngjarje të veçantë për “pajisjen” e saj të re për 16 shtator.

Të mërkurën (sot), Sony më në fund mund të zbulojë çmimin dhe datën e lëshimit të PlayStation 5, raporton The Verge.

Për këtë ditë, prodhuesi japonez ka njoftuar një ngjarje të veçantë për konsolën e saj, në të cilën do të prezantohen edhe lojërat për PS5, transmeton Telegrafi.

Sipas Sony, PlayStation Showcase do të zgjasë rreth 40 minuta dhe mund të ndiqet përmes transmetimit të drejtpërdrejtë.

Duhet të fillojë në orën 22:00 me kohën e Evropës Qendrore. /Telegrafi/