Telegrafi

Sony teston komandat me zë për konzolën PlayStation 5

Kompania Sony ka paralajmëruar se do të fillojë testimin e dytë softuerik beta për konzolën PlayStation 5.

Fjala është për ndryshimet që bazohen në biseda, ngjarje të reja në interfejsin e përdoruesit si dhe kontrollin me zë, transmeton Telegrafi.

PS5 mund të “dëgjojë” të ashtuquajturat “Hey Playstation” ndryshe të njohura si komandat me zë, dhe në këtë mënyrë mund të vëni në funksion lojërat, aplikacionet dhe ngjarjet tjera – por edhe do të mundësojë kontrollin e përmbajtjes derisa përdoruesi shikon apo dëgjon muzikë.

Ata që nuk duan komandat me zë, do të mund ta shkyçin në opsionin “settings”. Kontrolli me zë fillimisht do të jetë i qasshëm në gjuhën angleze, për përdoruesit beta me profilet e regjistruar në SHBA dhe Britani të Madhe.  /Telegrafi/