Telegrafi

Sony sjell tabletin Slider 13

Sipas raporteve në media, thuhet se tablet i ri i kompanisë Sony do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 13 inç, pasi që tableti është parë në rrjetin britanik të dyqaneve Dixons. 

Modeli i ri i kompanisë Sony, Slider do të vijë me procesorin e Intel, Core i5, 4GB RAM dhe 128GB memorie të State Drive.

Ekrani i Sony Slider 13 me siguri se do të përmbajë teknologjinë full HD Triluminos me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, si dhe kamerën e pasme me 8MP me sensorin Sony Exmor RS./ Telegrafi /