Telegrafi

Sony sjell pasardhësin e PlayStation 3!

Kompania më herët ka dërguar ftesat zyrtare për këtë ngjarje, duke thënë se në të do të prezantohet “e ardhmja e PlayStation”, por pa zbuluar se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

Sipas burimeve të WSJ-së, Sony do të fillojë shitjen e gjeneratës së re të PlayStation, më vonë gjatë vitit, për të konkurruar me Microsoft, e cila është gjithashtu ka gjasa të lansojë modelin e ri të konsolës së lojrave.

Me PS4, Sony planifikon të përqëndrohet më shumë në aspektet e lojrave sociale dhe më pak në specifikat e pajisjes.
Gjenerata e re e PlayStation thuhet se do të ketëë një drajv optik, AMD procesor dhe CPU grafikë, për ta zëvendësuar procesorin Cell i cili ishte në modelet e mëparshme. / Telegrafi /