Telegrafi

Sony sjell në Evropë laptopin Vaio Z

Ky model i ri ka një ekran 13.1-inch, një procesor 2.7 GHz Intel-Core i7, 8 GB DDR3 SDRAM, një memorje të integruar 256 GB dhe një kartë grafike AMD Radeon 6650M me 1 GB memorje. Ky laptop peshon 1.2 kg, ndërsa trashësia e tij është 16 mm.

Laptopi Sony Vaio Z del në tregun evropian në fund të muajit Korrik dhe kushton 2.294 $. /Telegrafi/