Site icon Telegrafi

Sony sjell kualitet të DSLR në xhepin tuaj

Disa foto të produktit më të fundit nga Sony, RX1 janë zbuluar këtë javë nga një portal kanadez. Produkti duket mjaft i vogël aq sa për ta futur në xhep mirëpo ka senzor dhe ndoshta kualitet të imazhit që nuk do të prisnim në këtë model.

Senzorët full-frame me kualitetin e tyre të lartë zakonisht u rezervohen foto-kamerave më të mëdha DSLR, të cilat nuk mund t’i fusësh në xhep. RX1 posedon okular 35mm, f/2.0 pa ndonjë pullë për ta mundësuar largimin e okularit.

Edhepse dalja në treg është ende thashethem, kamera e tillë do t’i përshtatej strategjisë së kompanisë –RX100 edhe ashtu është kamerë e vogël me sensor të lartë dhe okular të shpejtë dhe në këtë rast, RX1 do të dukej si evoluim natyral nga ky produkt.

Fatkeqsisht, një produkt i tillë do të vinte me çmim marramendës. Siç flitet, RX1 do të kushtoj rreth 2,799 dollarë. Në çfardo rasti, lansimi i këtij produkti do të bënte tregun e kamerave digjitale edhe më interesant. /Telegrafi/

 
Exit mobile version