Site icon Telegrafi

Sony sjell kontrolluesin e parë Play Station 5 për lojtarët me aftësi të kufizuara

Sony është bashkuar me ekspertë të ndryshëm për të prodhuar një kontrollues PlayStation 5 për lojtarët me aftësi të kufizuara.

Kontrolluesi “komplet i personalizueshëm” me butona, këmbëza dhe shkopinj të ndryshëm që i lejon lojtarët të krijojnë një konfigurim që i përshtatet nevojave të tyre.

Kontrolluesi Adaptive i Microsoftit, i cili mund të përdoret në Xbox dhe PC, është në treg që nga viti 2018.

Por, kjo është pajisja e parë e llojit të saj që është projektuar posaçërisht nga Sony për PS5.

“Ideja është që ta zhveshësh atë dhe mund të fillosh ta përdorësh menjëherë si kontrollues i PlayStation”, tha Alvin Daniel, Menaxher i Lartë Teknik i Programit në Sony Interactive Entertainment për BBC-në.

Plani i Sonyt për të trajtuar këtë problem është përmes personalizimit – duke bërë të mundur që çdo person të përshtatë zgjidhjen me kërkesat e veta individuale. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version