Telegrafi

Sony shndërron biografinë e Jobs në film

Sipas këtij raporti thuhet se marrëveshja për të drejtat e krijimit të këtij filmi do të kushtojnë mbi 1 milionë euro, dhe jo më shumë thotë përfaqësuesi i autorit, kompania ICM.

Së fundmi, produksioni i Sony ka krijuar edhe një film tjetër lidhur me teknologjinë, përkatësisht filmin për rrjetin social Facebook të titulluar “The Social Network”, i cili pati fituar tri çmime Oskar.

Më herët, rolin e Jobs e kishte luajtur aktori Noah Wylie në filmin Pirates of Silicon Valley.

Jobs e pati pëlqyer shumë këtë imitim, sa që e pati thirrur aktorin të përsëris këtë rol edhe në Macworld New York në 1999. / Telegrafi /