Telegrafi

Sony shet 80 milionë njësi të PlayStation

Prej kohës së paraqitjes së konsolës në tregun global janë krijuar më shumë se 4300 lojra, pa i përfshirë edhe lojrat e shpërndarja nëpërmjet kanaleve digjitale, ndërsa Sony ka thënë se edhe pas daljes së gjeneratës së re të konsolës, PlayStation 4, në treg do të paraqiten edhe 300 titra të rinj të lojrave për këtë konsolë.

Sipas informacioneve të dhëna nga Sony, në rrjetin e PlayStation mund të gjenden më shumë se 220 mijë përmbajtje digjitale, prej të cilave rreth 72 mijë janë lojra, ndërsa të tjerat shtesa për këto lojra.

Në anën tjetër, konsola e re „PlayStation 4“ pritet të paraqitet në tregun amerikan më 15 nëntor, ndërsa në kontinentin evropian duhet të vijë dy javë më pas. / Telegrafi /